TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 17:52

Drejtësia refuzoi komisionin "Xhafaj", Gjekmarkaj: Pas burgosjes së Salianjit, ndërkombëtarët po flasin

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia refuzoi komisionin "Xhafaj", Gjekmarkaj: Pas burgosjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar refuzimin e institucioneve të larta të drejtësisë për të marrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion “Xhafaj”.

Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi pas burgosjes së deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji me një vit burg. Ai shton se ky veprim tregon qartë dhe se ndërkombëtarët po flasin.

“Reagimi i parë pas burgosjes së Salianjit është i qartë, ndërkombëtarët po flasin. Institucionet e drejtësisë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë komisionin “Xhafa”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Inspektorati i Lartë të Drejtësisë (ILD), refuzuan të merrnin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”.

Lini një Përgjigje