
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shkoi papritur në Presidencë për të takuar kreun e shtetit Bajram Begaj.
Ky takim vjen pas kaosit dhe flakëve në Kuvend dhe thirrjet e opozitës për të përshkallëzuar situatën në mosbindje civile. Spiropali dhe Presidenti Bajram Begaj biseduan gjatë, takimit i cili zgjati 1 orë.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”.
E gjithë java është përfshirë nga tensione mes opozitës dhe mazhorancës që prej të hënës.
Opozita ka bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare, ndërsa të hënën deputetët nxorrën karriget nga salla e Parlamentit dhe u vunë flakën në oborr.
Kjo situatë vjen pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë 1 vit burg ndaj Ervin Salianjit për veprën penale kallëzim i rremë.
Lini një Përgjigje