TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 15:55

"O sot, o kurrë", Partia Demokratike publikon sloganin e protestës kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

"O sot, o kurrë", Partia Demokratike publikon sloganin e

Partia Demokratike ka publikuar posterin e protestës që do të mbahet të hënën më datë 7 tetor në orën 18.00 në Tiranë. Opozita ka bërë publike edhe thirrjen e sloganin për qytetarët.

“Marshim drejt Tiranës, o sot o kurrë”, thuhet në posterin që demokratët po shpërndajnë në rrjetet sociale.

Dënimi politik i deputetit Ervin Salianji nxiti reagimin e ashpër të opozitës, ku disa ditë më parë në sallën e Kuvendit deputetët hodhën sende drejt kryetares së Kuvendit, dogjën karriget e tyre para Parlamentit. Ndërsa ditën e pati një përplasje ballë për ballë me përfaqësues te mazhorancës në hyrje te Kuvendit pas dënimit të 24 deputetëve demokratë.

Lini një Përgjigje