TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 18:46

"Opozita e përçarë", Ibsen Elezi për kaosin në Kuvend: Çfarë duan të tregojnë deputetët?

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita e përçarë", Ibsen Elezi për kaosin

Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka komentuar kaosin dhe tensionet e opozitës. Ai tha se nëse opozita do të jetë e përçarë, nuk ka shpresë për të fituar zgjedhjet parlamentare të 2025.

Elezi u shpreh se fraksionet e ndryshme, duhet të bëhen bashkë në një pol, nëse duan të sjellin rotacion politik.

“Nga pikëpamja strategjike, këto veprime janë e vetmja e rrugë. Strategjia është ta mbash në këtë situatë politike. Ndërtojnë aksione politike, por pa rezultat. Duan të mbajnë të karikuar situatën, për të thënë, ne jemi opozita. Ne po flasim për një pjesë të elektoratit që duan ta mbajnë në karikim. Nëse arrijnë ta mbajnë me aksione të tilla, qoftë edhe pa kuptim, do kenë avantazhe. Nëse njerëzit do kenë alternativa të reja, do ikin nga krahu i Gazit dhe Flamurit, do ikin te njerëz që janë më seriozë. Do ishte mirë të kishim një pol, të kishte njerëz që nuk kanë mëkate nga e kaluara.

Nga bisedat që kam pasur në mënyrë shoqërore me eksponentë të këtyre grupimeve, janë të bindur që rruga më e mirë është një pol. E kthejnë në mision, opozitarizëm si gjendje, do të thotë reagim ndaj Ramës. Situata është dhe mundësitë janë. Po them për polin e tretë. Një grupim i tretë që merret me opozitarizëm të vërtetë.

Unë kam biseduar me këto eksponentë, janë të bindur që duhet të ketë një mision. Mendoj që po u ndërtua ky pol, Edi Rama do ketë vështirësi edhe për të arritur numrin 70. Mendoj që Berisha është i detyruar t’i fusë”, tha Elezi për “News 24”.

Lini një Përgjigje