TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 19:52

Berisha paralajmëron kaos në protestën e 7 tetorit: Akte burrërore, demokratët të frymëzohen nga deputetët sot

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron kaos në protestën e 7 tetorit: Akte

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar aksionin e sotëm të deputetëve të opozitës, të cilët nuk u lejuan të futeshin në Kuvend për zhvillimin e seancës plenare dhe u përplasën me kolegët socialistë dhe gardën jashtë godinës.

Gjatë fjalës së tij nga “Rruga e Shpresës”, Berisha tha se shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim për çdo demokrat dhe shqiptar.

Ai u shpreh se deputetët e opozitës sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.

“Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos”, u shpreh Berisha.

“Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin anëkënd vendit të vërtetat që censuron regjimi i narkoshtetit, diktatura e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt deputetëve të opozitës, të cilët sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.

Se kush janë anëtarët e organizatës së tij kriminale.

Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos.

Të dashur miq, ju i patë vetë skenat para parlamentit se si mëkatarët, të trembur nga krimet e tyre, silleshin si klandestinë para guximit të deputetëve tanë.

Qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar.

Duhet të jetë një apel, një kushtrim për guximin e çdo demokrati e demokrateje, të përballemi me këta pushtetarë që nuk njohin ligj, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin moral dhe që janë të aftë të kryejnë çdo krim, të bëjnë çdo vjedhje vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tyre”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje