TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 18:01

Emrat/ Manovrat e Ramës në PS, cilët janë 30 deputetët që rrezikojnë të përfundojnë te listat e hapura?

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Manovrat e Ramës në PS, cilët janë 30 deputetët
Asambleja e PS

Skema e “sofistikuar” e Ramës, si do të përdorë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të spastruar PS...

Edi Rama duket se e ka gjetur mënyrën për të larguar kastën e vjetër në PS, pa shumë rrëmujë dhe debate.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë qenë dhe jo aq të paqëllimta, ku u fut skema me lista të hapura dhe të mbyllura. Duket se këto ndryshime do të përdoren nga Rama, por me gjasë dhe nga Berisha, për të mbajtur pas vetes njerëzit besnikë dhe për të larguar të tjerët.

Dje në Asamble, Edi Rama ua bëri të qartë të 'vjetërve' se do të duhet ta marrin me meritë mandatin e deputetit. Me pak fjalë ua bëri të qartë se ata me mbi dy mandate do ta gjejnë veten te listat e hapura.

Për të mos krijuar debat, Rama tha se aty do të garojë dhe vetë, teksa të vetmit që do ta kenë vendin e sigurt janë Taulant Balla dhe Blendi Klosi, pasi do jenë te listat e mbyllura. 

Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësueses sonë do të jenë 187. 140 në listën e votimit për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve, që hyjnë në këtë kategori dhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës, në kushtet kur do të jetë dhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetët me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja që do të fitojnë vendin në atë listë, duke spikatur prej sot e deri në shkurt në garë individuale nga brenda ose jashtë partisë në mbështetje të shumicës sonë qeverisëse me angazhim politik në vendet e tyre të banimit apo përkatësisë profesionale në terren dhe në rrjetet sociale”, tha Rama.

Pra, të gjithë deputetët me dy mandate e sipër do ta shohin veten te listat e hapura. “Pamfleti” ka bërë një listë me 30 emra, përfshirë dhe vetë Ramën, të cilët kanë 2 e më shumë mandate deputeti. Këtu padyshim kemi emra të vjetër në PS që kanë një jetë në Kuvend, si Braçe, Majko, Kodheli Xhafaj, Gjiknuri. Ndërkohë kemi dhe shumë të tjerë që kanë 2-3 mandate si Xhaçka, Pëllumbi, Balluku, Kumbaro, Çuçi, Manja, Manastirliu, etj. Sipas paralajmërimit të Ramës, të gjithë do jenë në listë të hapur dhe nuk do ta kenë të sigurt mandatin.

Duhet theksuar se jo të gjithë do të kandidohen. Pritet që të ketë dhe emra të tjerë që të mbeten jashtë të dyja listave, vetë Vullnet Sinaj ka paralajmëruar dorëheqjen, por si ai pritet të ketë shumë të tjerë.

Deputetët me 2 ose më shumë mandate

1.      Antoneta Dhima

2.      Arben Pëllumbi

3.      Belinda Balluku

4.      Fadil Nasufi

5.      Ermonela Valikaj

6.      Nasip Naço

7.      Milva Ekonomi

8.      Klodiana Spahiu 

9.      Evis Kushi

10.   Erion Braçe

11.   Bujar Çela

12.   Bledar Çuçi

13.   Mirela Kumbaro

14.   Niko Peleshi

15.   Eduard Shalsi

16.   Elisa Spiropali

17.   Agron Çela

18.   Mimi Kodheli

19.   Lindita Nikolla

20.   Paulin Sterkaj

21.   Olta Xhaçka

22.   Blerina Gjylameti

23.   Pandeli Majko

24.   Ogerta Manastirliu

25.   Fatmir Xhafaj

26.   Xhemal Qefalia

27.   Ulsi Manja

28.   Klotilda Bushka

29.   Damian Gjiknuri

30.   Edi Rama

31.   Taulant Balla (Lista e mbyllur)

32.   Blendi Klosi (Lista e mbyllur)

Lini një Përgjigje