TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 16:15

Ina Zhupa përplaset me Fidel Yllin: Pse nuk zbaton vendimin e CAS? Je emëruar në krye të KOKSH në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga Pamfleti

Ina Zhupa përplaset me Fidel Yllin: Pse nuk zbaton vendimin e CAS? Je

Deputetja demokrate Ina Zhupa është përplasur me kreun e KOKSH, Fidel Ylli. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Medias  ajo i kujtoi atij vendimin e CAS për asamblenë e janarit e 2021 ku u shkarkua Viron Bezhani dhe u ndryshua statuti. Gjykata arbitrale e Lozanës, më e larta e sportit, më 17 qershor 2024 e cilësoi të paligjshme asamblenë në fjalë.

Ina Zhupa: Ylli a mund të na thoni me këtë vendim të CAS a keni dijeni, kush është qëndrimi juaj dhe përse është zhvilluar një asamble tjetër pas kësaj?.

Fidel Ylli: Kjo është një asamble e KOKSH-it në janar 2021 dhe unë kam qenë deputet. S’kam qenë në këtë asamble dhe as s’e kam organizuar unë. Unë jam zgjedhur në prill, mbas 4 muajsh.

Ina Zhupa: Ju në konceptim tuaj dhe si ish-deputet dhe president mendoni se duke e rrëzuar CAS atë asamble që s’keni qenë ju, por ka ndryshuar më pas rregullat që do zgjidheshit ju, iu ka prekur ligjshmërinë ju? Nëse s’do zhvillohej ajo asamble a do zgjidheshit më pas ju?.

Fidel Ylli: Ajo asamble nuk e cenon fare zgjedhjen time, absolutisht zero. Është një ish-president që i kishte mbaruar mandati dhe nuk donte të mblidhte asamblenë.

Evis Kushi: Tani unë, në emër të mazhorancës kërkoj ta ndërpresim këtë asamble urgjentisht.

Lini një Përgjigje