Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një takimi informal me gazetarët ka shpalosur tre objektivat në ligjin për Policinë e Shtetit, ku përcaktohet edhe mënyra si do të përzgjidhen drejtuesit në kupolën e Policisë.
Risia e këtij ligji është pasi pritet që drejtimi në qarqe apo komisariate t’i jepet edhe grave apo vajza të cilët përmbushin kriteret.
Sipas ministrit tre janë objektivat:
- Projekti "Smart City";
-Ndryshimi gjeneratave në polici nëpërmjet konkursit sipas ligjit të ri
-si dhe krijimi pasaportës dixhitale për shqiptarët.
Ju rikujtojmë se Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e kreut të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut, i cili njoftoi zyrtarisht dorëheqjen.
Konfirmimi u bë ministri i Brendshëm pas mbledhjes me vartësit e tij në dikasterin që drejton.
Ndërsa deklaroi të hapur garën për përzgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Hoxha garantoi se procesi do të jetë i pandikuar dhe se do të prevalojë merita.
Muhamet Rrumbullaku u emërua si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas vendimit të qeverisë më 7 shtator 2022. Ky emërim i Rrumbullakut erdhi pas shkarkimit të ish-drejtorit Gledis Nano.
Lini një Përgjigje