TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 12:20

Kriza në arsim, Rama: Mësuesit në pension t’i ftojmë të angazhohen me orar të reduktuar!

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në arsim, Rama: Mësuesit në pension t’i ftojmë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në nisje të vitit shkollor është shprehur se do të shikojë mundësinë që mësuesit në pension të angazhohen në një orar të reduktuar. 

"Kam të drejtë kur përpiqem të argumentoj me ministrat se ne kemi shumë mësues edhe mësuese në pension të cilët mund t’i ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar nën një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve së arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë.

Ne jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që na mundësojnë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje ekonomike gjithëpërfshirëse, në mënyrë që edhe pensionistët të fillojnë të ndjejnë ata që është e ndjeshme në buxhetin familjar të mësueve që sot e kanë pagën mesatare 950. Një pagë e cila krijon premisat për të kërkuar më shumë nga vetja mësuesit."-tha Rama.

Lini një Përgjigje