TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 12:40

Përplasje te ‘Ligjet’, Bylykbashi ironizon: Hajdeni te lala se ju rregullojmë ne! I kthehet ministrja Denaj: Te lala ta harroni

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje te ‘Ligjet’, Bylykbashi ironizon: Hajdeni te lala se
Komisioni i Ligjeve

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka pasur përplasje dhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

“Hajdeni tek lala se ju sistemojmë ne”, ironizoi Bylykbashi lidhur me funskionimin e sistemi të certifikatave të pronësisë. Kjo ironi ka shkaktuar edhe reagimin e ministres së Ekonomisë Anila Denaj.

Bylykbashi: Për të gjithë ata që kanë këtë hall nuk e kuptojnë sigurinë juridike. Ju i fusni edhe një herë, është term pak kështu, “hajdeni tek lala edhe një herë sepse ju sistemojmë ne”. Është mekanizëm tipik korruptiv. Mirë ata që janë në hall

Denaj: Aplikimi i të gjithë procesit që vjen pas të aprovimit ligjor është online së pari. Çdo përmirësim rregullator që ky komision do të sjellë është i mirëpritur. Duhet të njihni si ndodh kjo. Edhe kjo thirrje “ke lala ta harroni”, pyesni një herë. Keq t’i marrësh keq të mos i marrësh.

Gjatë debatit ka ndërhyrë edhe Gazment Bardhi, i cili ka folur me tone të larta.

komisioni i ligjeve

Lini një Përgjigje