
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, është diskutuar lidhur me Aktin Normativ lidhur me ndryshimet për Urdhrin e Mjekut. Nuk kanë munguar debate dhe akuzat se ligji është antikushtetues.
Fatmir Brahimaj, kreu i Urdhrit, raportoi në seancë dëgjimore, ku u tha se nuk ishin njoftuar apo pyetur për ndryshimet dhe se u hiqen disa kompetenca, si ai i Komisioneve Disiplinore.
Mes të tjerash u deklarua se nëse do kalonte ky ligj do dërgohej në Kushtetuese për t’u rrëzuar si i paligjshëm.
Por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës, teksa jo të gjithë ishin dakord. Niko Kuri, deputet i PS, ishte ndër të vetmit që i doli kundër qeverisë në diskutimet që u bënë në sallë, për ndryshimet ligjore për Urdhrin e Mjekëve.
“Jam i zhgënjyer që nuk është pyetur Urdhri i Mjekut. Ju do e dërgoni në Kushtetuese, unë do ju mbështes. Të mos fshihemi pas gishtit, si me Onkologjikun. Preket pavarësia e Urdhrit të Mjekut”, tha ai.
Lini një Përgjigje