Nuk është rastësore, që këshilltari i kryeministrit Edi Rama dhe opinionisti i televizionit të familjes “Non grata”, Baton Haxhiu, i thirrur nga SPAK për pastrimin e parave të Ilir Metës; deklaratën në mbështetje të skenarit për paralizimin e veprimtarisë së SPAK-ut, e bëri 7 orë pas deklaratës së SHBA- BE, se do mbajnë në mbikëqyrje komisionin “Xhafaj” që kanë ngritur dy shefat mafiozë të PS-PD...
Ditën enjte më 5 shtator 2024, te “TV-Syri” i familjes “Non grata”, megjithëse tema e emisionit ishte për zhvillimet në PD dhe të emëruarit e kësaj partie në qarqe, opinionisti Baton Haxhiu e devijoji bisedën te veprimtaria e SPAK-ut dhe te qëndrimi i parlamentit me komisionin “Xhafaj”.
Baton Haxhiu, dukshëm me porosi, deklaroi se SPAK ka dështuar në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dhe është emergjente që parlamenti ta marrë nën kontroll për ta ri-reformuar; deklaratë që tregon se është tellall i skenarit të Edi Ramës e Sali Berishës me komisionin “Xhafaj”, për të sulmuar SPAK-un, me qëllim nështrimin e tij nëpërmjet presionit ndaj drejtuesit Altin Dumani e prokurorëve, ose paralizimin e veprimtarisë me goditje e vendime bllokuese.
Sepse, kur skenarin kundër SPAK-ut e mbështet zarbo Baton Haxhiu, do të thotë se është urdhëruar nga shefi i tij Edi Rama, ndërsa fakti, që këtë mbështetje e bëri te televizioni i familjes “Non grata”, tregon se është në një linjë me Sali Berishën, në “Arrest shtëpie” nga SPAK.
Prej datës 6 qershor 2024, PS publikisht dhe PD pas kuintave, kanë krijuar komisionin anti-SPAK, për të cilin, Sali Berisha deklaroi se PD nuk e njeh dhe nuk do të marrë pjesë në të, por para disa ditësh deklaroi se do jetë prezente në komision për të reformuar veprimtarinë SPAK-ut.
Në fakt, Sali Berisha e Edi Rama, nuk kanë qëllim reformimin e SPAK-ut, por shkatërrimin e tij, për ta kthyer atë në një “kukull” në duart e tyre; sepse sulmet e Sali Berishës kundër SPAK, kanë nisur kur ndaj tij u kërkua heqje imuniteti dhe u vendos “Arrest shtëpie” bashkë me dhëndrin ndërtues.
Po kështu, kryeministri Edi Rama e ka intimiduar SPAK-un shumë herë publikisht dhe në parlament, kur i janë arrestuar e marrë të pandehur vartës dhe trafikantë të lidhur në interesa si Ilir Beqja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Olta Xhaçka, Frida Krifca, Pëllumb Gjoka etj.
Sidomos, pasi nisi hetimi për dosjen “McGonigal”, “Xibraka” e “Call-Center” të Olsi Ramës, por dhe kur u sekuestruan oligarkë të shpallur investitorë strategjikë duke u dhuruar pasuri shtetërore.
Këto sulme, krijojnë bindjen se në komisionin “Xhafaj”, Edi Rama e Sali Berisha nëpërmjet ushtarëve të tyre, do bëjnë gjithçka munden, për të goditur SPAK-un dhe drejtuesin Altin Dumani.
Ndërsa në media, po përdorin tellallë të sojit Baton Haxhiu, për të krijuar perceptimin publik, se SPAK ka dështuar e duhet marrë nën kontroll nga parlamenti, gjoja për ta orientuar e ri-reforrmuar.
Nuk është rastësore, që këshilltari i Edi Ramës dhe opinionisti i televizionit të familjes “Non grata”, Baton Haxhiu, i thirrur nga SPAK për pastrim parash të Ilir Metës, deklaratën në mbështetje të skenarit për paralizimin e veprimtarisë së SPAK-ut, e bëri 7 orë pas deklaratës së SHBA e BE, se do mbajnë në mbikëqyrje komisionin “Xhafaj” që kanë ngritur dy shefat mafiozë të PS-PD.
Prandaj SHBA-BE, janë vënë në lëvizje për të mos lejuar shkatërrimin e reformës në Drejtësi, me rikthim te modeli i drejtësisë së vjetër, që nuk preku asnjë zyrtar e familjar të tyre dhe biznesmenë e kriminelë të lidhur në interesa me kupolën politike e qeveritare.
Garanci e SHBA-BE për të shpëtuar SPAK-un, por dhe Gjykatën e Posaçme, KLSH-në dhe krejt sistemin e drejtësisë së re nga mafia “Rama-Berisha”, janë të dërguarat Mary Kate Butterfield, shefe e misionit të OPDAT e ish-prokurore eksperte; dhe Agnes Bernhard, eksperte pjesë e misionit EURALIUS që hartoi reformën në Drejtësi./Pamfleti
Lini një Përgjigje