TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 14:11

Do i ndajë paratë me Berishën për 14 majin? Meta shmang përgjigjen: Kemi koalicion idealesh!

Shkruar nga Pamfleti
Do i ndajë paratë me Berishën për 14 majin? Meta shmang

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do i ndajë paratë me Sali Berishën për fushatën politike të zgjedhjeve të 14 majit.

Në daljen për mediat ku tha se do të sjellin një plan që do të ulë koston e jetesës, Meta u pyet nëse do të ndajnë shpenzimet me Sali Berishën duke qenë se kanë formuar koalicion, por e shmangu përgjigjen duke thënë se po bashkëpunojnë për interesin qytetar.

Ky koalicion është idealesh, është koalicion i interesit qytetar, publik, i interesit kombëtar për t;iu rikthyer qytetarëve sovranitetin e tyre mbi bashkitë dhe këshillave bashkiakë dhe kjo do të ndodhë në mënyrë absolute dhe ky është një koalicion që gëzon mbështetje mbarëpopullore për interesin e kësaj shumice dërrmuese dhe po lufton. Kjo i mjafton për të qenë i pari siç ka rënë edhe në shortin e KQZ”, tha Meta.

ilir meta

Lini një Përgjigje