TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 13:35

Hidhet shorti për zgjedhjet e 14 majit, koalicioni Berisha-Meta i pari në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti
Hidhet shorti për zgjedhjet e 14 majit, koalicioni Berisha-Meta i pari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e parive në fletët e votimit në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Nga ky proces, të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e 3.

Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.

Kështë do të renditen partitë politike në fletën e votimit në zgjedhjet e 14 Majit.

“Bashkë Fitojmë”
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Agrare-Ambientaliste
Partia Republikane
Lëvizja e Legalitetit
Demokracia-Sociale
Aleanca Liberale e Djathtë
Social-Demokrate
Partia Demokratike
Aleanca LZHK
Fryma e Re Demokratike
Drejtësi dhe Unitet

hidhet shorti kqz 14 maji renditja e partive

Lini një Përgjigje