Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar t’iu serviloset amerikanëve. Edhe pse i dërguari special për Ballkanin zgjodhi të mos e takonte, Berisha tha se i pëlqeu vizita e Gabriel Escobar në Tiranë. Ndërkohë ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim. Berisha tha se programin elektoral të tij do shtohet ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.
"Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj," tha Berisha.
Ndër të tjera Berisha teksa komentoi vendimin e KQZ-së, ku ndau fondet për partitë politike, ku grupi i tij nuk mori asnjë qindarkë, thekoi se kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi.
Berisha shtoi se do të njoftojnë për krijimin e një rregulloreje për përballimin e fushatës.
Lini një Përgjigje