TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 11:51

Rama ndryshime në qeveri, emëron ish drejtorin e RTSH-së si zv.ministër

Shkruar nga Pamfleti
Rama ndryshime në qeveri, emëron ish drejtorin e RTSH-së si
Edi Rama

Enkelejd Joti i cili dha dorëheqjen si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar është emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë Rama.

Në shkresën që njofton largimin nga posti që e mbante prej vitit 2021, ai thekson se “në zbatim nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”.

Enkelejd Joti u zgjodh drejtor i RTSH-së më 15 nëntor 2021 nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.


Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka qenë edhe drejtor i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Tashmë do të jetë zv/ ministër.

Lajmi pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim.

 

enkelejd joti rama qeveria

Lini një Përgjigje