TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 11:21

"Berisha dhe Rama kërkojnë kokën time në Mallakastër", Kapllanaj: Verifikimi nga KQZ vetëm procedurë!

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha dhe Rama kërkojnë kokën time në

Kandidati i Partisë Demokratike në Mallakastër, Agron Kapllanaj e cilëson gjithçka si formalitet mos regjistrimin nga KQZ të emrit të tij në listën e votimit, për shkak të disa akuzave lidhur me disa parregullsi në formularin e dekriminalizimit. Ai deklaroi se ligji e përmban që gjithë ata kandidat që kanë një shënim në formularin e dekriminalizmit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ti çojë për verifikim të thelluar sa herë kandidojnë. Sipas tij, emri i tij ka qenë për verifikim të thelluar edhe më parë është kthyer përgjigje por KQZ e çon sërish.

"Prokuroria ka dërguar përgjigje për kandidaturën time dhe KQZ ka dalë me vendim se nuk më ndalohet kandidmi. Është e njëjta gjë dhe procedurë, nuk më shqetëson asgjë. Vetë KQZ është ajo që mori një vendim para 3 muajsh për të miratuar rezultatet e verifikimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme të sektorit për dekriminalizimin, KQZ e ka procedurë, detyrim ligjor që duhet ti çojë sa herë që ne kandidojmë. Ndoshta mund të ketë tendencë për të bërë emrin tim pis, për të qenë emri im në listën e kandidatëve. As më ka penalizuar dhe as më penalizon gjithë opinioni është që atij incidenti që më ka ndodhur në atë kohë në Itali për një makinë që e kam blerë dhe e paguar atë makinë, por kam rënë viktimë e një mashtrimi të një tregtari italian, por është e mbyllur se ka ndodhur që në 1994."- theksoi Kapllanaj.

Ai tha se një pretendim i tillë nuk e ka penguar dhe se fushata po shkon shumë mirë dhe ashtu siç pritej sepse qytetarët mallakastriotë që ishin në shumicë që i kërkuan të rikandidonte, janë ata që e kanë mirëpritur kandidaturën e tij dhe po e mbështesin në terren, duke punuar për të arritur fitoren në 14 maj.

I pyetur lidhur me tërheqjen e kandidatëve të grupimit të Enkelejd Alibeaj, Kapllanaj tha se ky nuk është fenomen, por diçka e pritshme që ka ndodhur që në krye të herës ku një pjesë e mirë e degëve që kanë vendosur të mos kandidojnë përballë kandidatëve të Foltores, duke konsideruar se demokratët janë një familje dhe duhet të dalin me një kandidat të përbashkët.

"Sfidën e kemi me kandidatin e PS, me qëllimin e vetëm të përqendrojmë forcat te një kandidat, për tu përballur me kandidatët e PS. Për të bashkuar forcat drejt një kandidati të vetëm, duke menduar se ndarja e votave çon ujë në mullirin e PS dhe fiton kandidati i PS. Nëse do kishte një marrëveshje në të gjitha bashkitë, ashtu si ne ia ofruam prej disa muaj zotit Berisha dhe grupit të Rithemelimit, sot nuk do të ishim në këto kushte, por të bashkuar në të 61 bashkitë. PD ua ka lënë në dorë degëve në rrethe nëse duan të nxjerrin një kandidat të tretë përballë kandidatit të PS, apo duan të jenë të bashkuar rreth një kandidati që e mendojnë fitues përballë kandidatit të PS.

Ku ka dy kandidatë ulen pritshmëritë e fitores dhe rriten pritshmëritë e fitores për kandidatin e PS. Ky nuk është vendim politik se nëse do ishte i tillë i marrë nga Kryesia e PD, por në fund ka dhe zgjedhje personale të secilit kandidat që e mendon se duhet të tërhiqet.

Ne duhet të dilnim me një kandidat në të gjitha bashkitë dhe të gjendej një formulë ku dhe një pjesë e kandidatëve të PD zyrtare të mbështeteshin. Këtë konsensus nuk e gjetëm nga Rithemelimi dhe kjo na detyroi që ato degë të vazhdojnë garën, ku dega e PD Mallakastër ka vendosur që në krye të herës dhe ka shpallur kandidaturën time. Ne vazhdojmë ta kemi betejën me kandidatin e PS. Ata janë të mendimit se duhet të bashkohen në Mallakastër dhe të kandidojnë me një emër. Dhe dje në një mbledhje Kryesie ka pasur individ dashamirës që i kanë bërë thirrje kandidatit të Berishës që të tërhiqet kandidati i tij dhe të bashkohet me Agron Kapllanaj.

Sali Berisha dhe Edi Rama në këto zgjedhje kërkojnë kokën time në Mallakastër, janë bërë të dy bashkë për të arritur këtë qëllim. Sali Berisha për inatet e veta personale për ato që kemi diskutuar në distancë. Ndërsa Ramën dhe PS i respektoj se janë kundërshtarët e mi politik që synojnë të fitojnë Bashkinë Mallakastër por që në fakt është Sali Berisha që i është bashkëngjitur asaj që kërkon Rama, me dashje apo pa dashje nuk e di, por është duke çuar ujë në mullirin e Edi Ramës."-shtoi më tej ai. 

Kandidati i Berishës në Mallakastër nuk ka kurajo aq të madhe sa të hedh një hap të madh dhe të tërhiqet. Edhe pse në masë të madhe pjesa dërrmuese e demokratëve janë në mbështetje të kandidaturës sime, ka një pjesë të vogël që qëndrojnë stoik.

"Ai është një individ që nuk e përkrah askush me përjashtim të një pjese të vogël që i janë bashkëngjitur qoftë për nostalgji të zotit Berisha, edhe për interesa të ngushta. Ka marrë urdhër të qëndrojë për t’i prishur punë jo vetëm Agron Kapllanaj.
Ai zbuloi se kandidatit të Rithemelimit i ka kërkuar në një bisedë të para pak ditëve që të lihen të vendosin demokratët duke i mbledhur në një sallë të madhe dhe le të votojnë me votë të fshehtë, ku nëse ai do merrte një votë më shumë Kapllanaj tha se do tërhiqej dhe do i vihej në krah dhe e kundërta, me synimin e vetëm bashkimin.

Demokratët ia kanë thënë që duhet të tërhiqet dhe të mos bëhet pengesë për të fituar Bashkinë Mallakastër. Ata e kanë braktisur në shumicë dhe i janë bashkuar kandidaturës sime.

Nuk duhen vetëm votat e demokrate për të fituar Bashkinë Mallakastër, por duhen votat e qytetarëve.

Kandidatura ime është fituese, nuk më shqetëson prezenca e kandidatit të rithemelimit, por që një demokrat dhe miku ynë që ka qenë bashkë me ne, është duke çuar ujë në mullirin e PS, me aq vota sa ka."

Në vijim Kapllanaj shtoi se Enkelejd Alibeaj është kryetar i Partisë Demokratike në detyrë dhe do e mbajë atë detyrë deri sa në PD të mbahen zgjedhjet pas 14 majit.

Ai tha se është dhe ka qenë në mbështetjen tij dhe ka qenë ai që në 24 nëntor ka bërë prezantimin e tij si kandidat për Mallakastrën.

"Vazhdon të jetë dhe kryesia dhe gjithë struktura në qendër në mbështetje të kandidaturës sime. Dhe në sfidat që kam pasur më parë, në komunën Qendër dhe si kandidat fitues në Bashkinë Mallakastër. PD më ka dhënë siglën e saj dhe besimin tek kandidatura ime dhe unë për këtë i jam mirënjohës PD dhe lidershipit që kanë besuar te kandidatura ime. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur strukturat e PD Mallakastër kanë dalë me një emër unik. PD nuk ka financuar fushatën e Agron Kapllanaj, me asnjë qindarkë, por sigurisht kanë qenë në mbështetje të kandidatit. Qoftë një herë në prezantim apo palosjen e programit. Unë sfidën nuk e kam me politikanët në qendër, por me pushtetin vendor."-përfundoi Kapllanaj fjalën e tij. 

#agron kapllanaj thirrje sali berishës

Lini një Përgjigje