TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 10:50

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Tritan Shehu: Parlamenti të miratojë kërkesën për dënimin e gjenocidit

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Tritan Shehu: Parlamenti të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar që të diskutohet në Parlament gjyqi i Hagës lidhur me akuzat për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se Parlamenti i Shqipërisë po krijon imazhe të rënda duke shkelur rregulloren pasi nuk ka pranuar kërkesën për të diskutuar akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime lufte.

Më tej, deputeti demokrat shtoi se Shqipëria duhet të dënojë ngritjen e këtij procesi pasi vetë Kosova nuk mund ta bëjë sepse nuk është pjesë e OKB, duke theksuar se deputetët e vendit tonë nuk mund të lejojnë të ndyhet lufta çlirimtare.

“Preket imazhi i Shqipërisë, Kosovës dhe po bëhet shkak për ngrijën e këtyre drejtuesve të UÇK në Hagë. Ne krijojmë imazhe të rënda kur shkelim rregulloren, kemi paraqitur prej muajsh kërkesën për të diskutuar dhe dënuar gjenocidin në Kosovë, por nuk është sjellë në Parlament për të miratuar ose jo. Ndërkohë drejtuesit e UÇK kërkohen të dënohen për krime lufte, dominon shpifja për shqiptarët. Ne duhet të njohim dhe dënojmë ngritjen e këtij procesi, pasi Kosova nuk mund ta bëjë se nuk është pjesë e OKB-së. Ndërsa ne lejojmë të ndyhet lufta çlirimtare”, u shpreh Shehu.

tritan shehu gjyq ish kreret e uck parlament gjenocid

Lini një Përgjigje