TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 09:10

“Berisha po i blen kandidatët e Alibeajt. Në fund do të mbetet vetëm Bejko”

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha po i blen kandidatët e Alibeajt. Në fund do të
Halit Valteri

Largimet e kandidatëve nga PD zyrtare nuk është diçka e zakontë, por një shpjegim për gjithë këtë situatë të krijuar e ka ish deputeti Halit Valteri.

Ky i fundit bën me faj Berishën dhe Metën.

I ftuar në "Spotlight", ish deputeti deklaroi se kandidatët e Alibeaj po i blen Berisha.

Pjesë nga biseda:

Halit Valteri: Po kto që ikin pasi hanë dreka në Patok e pasi mbushin çantat me lekë, nuk ikin kot kta

Alban Dudushi: Ti e thua me bindje këtë se po i blen Berisha

Halit Valteri: Po flas në televizor, s’po flas tek kafja aty. Sali Berisha po I ble të gjë kandidatët. Po pse, ka pak lekë Sali Berisha me Ilir Metën, kanë qeveris 20 vjet vendin. Ore nëfund fare ka për të ngelë vetëm Land Bejko në garë. Se Landi s’ikën.

 

Ju rikujtojmë se Enkelejd Alibeaj ka mbetur me 14 kandidatët në zgjedhjet vendore. Ndonëse doli fillimisht me 20 emra, ata janë tërhequr njëri-pas tjetrit. Sot paradite ishte kandidati për bashkinë e Mirditës Mark Ruçi që tërhoq nga gara. Ruçi ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Albert Melyshi.

Por ai nuk është emri i vetëm. Dje në mbrëmje ka braktisur garën edhe kandidati i për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj. Ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke renditur dhe arsyet e kësaj tëheqje.

halit valteri pd berisha alibeaj

Lini një Përgjigje