TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2023, 22:23

Luan Baçi ‘goditje’ Lajla Përnaskës: Çfarë do që kandidon për Bashkinë e Tiranës?

Shkruar nga Pamfleti

Luan Baçi ‘goditje’ Lajla Përnaskës:

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se çdo kandidat që del kundër kandidatëve të dalë nga primaret e PD, çon vota te Erion Veliaj duke iu referuar kështu ish-deputetes demokrate Lajla Përnaska dhe kandidatëve që vijnë nga partitë e vogla.

Në një intervistë për euronews.al, Baçi tha se kandidimi i Përnaskës për kryetare bashkie bëhet vetëm për të ndihmuar Erion Veliajn, pasi shancet që ajo të marrë vota janë zero.

Më tej, deputeti shtoi gjithashtu se nëse Rama dhe Veliaj do ishin kaq të sigurt te fitorja, nuk do bënin këto përpjekje për të përçarë votat e opozitës.

“Pse del zonja Përnaska aty? Del të bëhet kryetare bashkie? Është zonjë e nderuar, të rrijë si zonjë dhe qytetare. Është e ndërgjegjshme që i ka shanset 0 për të marrë vota, por e bën për të ndihmuar dikë tjetër. Veprimi i saj është për të ndihmuar Veliajn. Dhe Bejko nuk është futur në garë për të fituar bashkinë, se e di që do marrë aq pak vota sa do pendohet. Çdo kandidat që del kundër kandidatëve të dalë nga primaret e PD ndihmojnë Veliajn”, u shpreh Baçi.

luan baci lajla pernaska kandidim bashkia tirane

Lini një Përgjigje