TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 07:27

Rama del në fushatë me xhup Yamamoto që shitet 1246 dollarë

Shkruar nga Pamfleti
Rama del në fushatë me xhup Yamamoto që shitet 1246 dollarë
Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale në Farkë

Pas 10 vitesh në pushtet, socialistët paralajmërojnë një fushatë modeste, pa pompozitet dhe pa shumë shpenzime për zgjedhjet e 14 Majit. Madje, edhe paratë që morën nga KQZ, thonë se do t’i shpenzojnë për të mbjellë pemë.

Por cili është qëllimi i vendimit për të kursyer para? U mungojnë paratë, pas 10 vitesh në pushtet? Apo duan ta zhbëjnë imazhin e politikanëve të korruptuar, që shpenzojnë miliona për udhëtime me charter dhe frekuentojnë restorantet më të famshme të botës?

Cilado qoftë arsyeja, kursimi i parave tani që nisi fushata është një truk. Dhe si çdo truk, ka të metat e tij.

Për shembull, Edi Rama u pa me një xhup të stiluar nga japonezi Yohji Yamamoto në takimin elektoral ku mori pjesë mbrëmjen e të martës, në Farkë. (Foto më lart)

Sipas një kërkimi në internet, rezulton se xhupi i Ramës shitet për 1246 dollarë (Kliko këtu), por mund të gjendet edhe me ulje, për të paktën 695 dollarë (Kliko këtu).

Ky çmim mund të jetë i përballueshëm për xhepin e një politikani, që mban prej 10 vitesh postin e kryeministrit të Shqipërisë. Problemi është se t’u flasësh punëtoreve në një fasoneri për pagat minimale 40 mijë lekë, kur vetë vesh një xhup që kushton 1246 dollarë, kjo nuk është e ndershme. Aq më pak ka kuptim të bësh një fushatë modeste dhe pa shpenzime, kur veshjet me të cilat u prezantohesh bashkëqytetarëve të tu janë sa tre herë paga minimale./Lapsi.al

Lini një Përgjigje