
Enkelejd Alibeaj ka mbetur me 14 kandidatët në zgjedhjet vendore. Ndonëse doli fillimisht me 20 emra, ata janë tërhequr njëri-pas tjetrit. Sot paradite ishte kandidati për bashkinë e Mirditës Mark Ruçi që tërhoq nga gara. Ruçi ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Albert Melyshi.
Por ai nuk është emri i vetëm. Sot në mbrëmje ka braktisur garën edhe kandidati i për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj. Ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke renditur dhe arsyet e kësaj tëheqje.
“Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa. Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te veçuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë). Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit. Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët”, shprehet ai.
Pak ditë më parë u tërhoqën nga gara edhe 4 kandidatë të tjerë. Bëhet fjalë për Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreton në Librazhd.
Shumica e të dorëhequrve kanë deklaruar se do të mbështesin kandidatët e Berishës. Ndërkohë nga grupi i Alibeajt ka pasur akuza se kandidatët e tij po përballen me presione që të tërhiqen nga gara.
1. Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini
2. Bashkia Dibër– Naim Gazidede
3. Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari
4. Bashkia Tiranë- Roland Bejko
5. Bashkia Dimal- Dritan Sula
6. Bashkia Kucovë – Ilirjan Koxhaj
7. Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj
8. Bashkia Polican -Florjan Qama
9. Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj
10. Bashkia Patos- Pranvera Rizaj
11. Bashkia Këlcyrë- Adriatik Spahiu
12. Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
13. Bashkia Finiq- Leonidh Papa
14. Bashkia Sarandë- Skënder Muço.
Lini një Përgjigje