TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 11:25

KQZ i la pa lekë, deputeti i Berishës në Kuvend: Idiotë! Na rrisni pagat

Shkruar nga Pamfleti

KQZ i la pa lekë, deputeti i Berishës në Kuvend: Idiotë! Na

Deputeti i ‘Rithemelimit’ Edmond Spaho ka kërkuar që vendimi për ndarjen e buxhetit për partitë politike të ridiskutohet.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho tha se ka dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga, duke e cilësuar këtë një iniciativë idiote dhe të turpshme.

“Jepen para për grupe dhe individë që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Ky projektvendim duhet të debatohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë. Më vjen keq kur dëgjoj Ballën që thotë nuk duam para për zgjedhje, do të mbjellim pemë.

Po paratë t’i marrim nga krimi i organizuar? Kam dëgjuar që grupi i PS do të dalin vullnetar që të mos u rritet rroga, iniciativë më idiote nuk mund të gjendet. Kjo është e turpshme. Për ta poshtëruar dhe shkelur me këmbë deputetin, që të renditet baraz me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.

Kujtojmë se KQZ ka ndarë ditën e djeshme fondet vjetore për partitë, ku gjysmën e buxhetit e ka marrë Partia Socialiste, ndërsa pjesa tjetër është ndarë mes 9 partive të tjera.

 

kqz deputet berisha kuvend idiote rritje paga

Lini një Përgjigje