TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 12:50

"Pse hesht Rama për atentatin ndaj Bernard Ndrecës"?

Shkruar nga Pamfleti

"Pse hesht Rama për atentatin ndaj Bernard Ndrecës"?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, të cilin e quajti krim politik.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti.

“Nuk ka diskutim se në tërë historinë e botës pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për t’i marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit të liria. U godit si kundërshtar politik, në mënyrë më kriminale të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, u strukën në labirintet e krimit tyre të shëmtuar dhe ky është Edi Rama. S’ka krye në botë nëse do ishte dorë jashtë që s’do dënonte një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltës si krim politik. Me këtë heshtje faktoi se qëllon kryekëput me para këtij akti”, tha Berisha.

heshtje rama atentat bernard ndreca

Lini një Përgjigje