Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka folur për vizitën e të dërguarit të posaçëm për SHBA-në për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Gjiknuri tha se kishte mesazhe për angazhimet që ka marrë mazhoranca për zgjedhjet por mbi të gjitha për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ndër të tjera ai shtoi se Escobar me vizitën e tij tek kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Aliebeaj, e tregoi qartë se kë njeh SHBA.
“Nuk kishte ndonjë mesazh të veçantë përtej atyre që janë thënë gjithmonë për mardhënëniet Shqipëri-SHBA. Patjetër që ka mesazhe për angazhimet që ka marrë mazhoranca në kuadrin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por mbi të gjitha në marrëdhëniet bilaterale SHBA- Shqipëri si dhe mesazhet që ka dhënë me aktorët e tjerë politikë, ku u përforcua se kush janë opozitarët që njihen zyrtarisht nga SHBA dhe kush janë ‘non grata’ . Me Berishën në krye ai grup njerëzit që e ndjekin atë nuk ka asnjë të ardhme ndërkombëtare. Ne njohim institucionet të këtij vendi”-tha ai për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje