TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 13:54

“Gledian Llatjan nuk e njeh administrata”, deputeti: Nëse Rama s’fut duart, PD fiton Elbasanin dhe Durrësin

Shkruar nga Pamfleti
“Gledian Llatjan nuk e njeh administrata”, deputeti: Nëse Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se dy kryebashkiakët, Gledian Llatja në Elbasan dhe Emirana Sako në Durrës, janë persona anonim, që nuk i njeh as administrata e tij.

Sula u shpreh i bindur se nëse mazhoranca nuk ndërhyn në zgjedhje dhe Elbasanin e Durrësin i fiton opozita.

“Llatja i Elbasanit, nuk e njeh as administrata, Sakon në Durrës po ashtu. Totalisht anonim, pa diskutim. Kanë interesa të grupeve të caktuara. Kane interesa brenda mazhorancës që i kanë mbajtur. Ne i dimë lidhjet dhe interesat që kanë grupet e caktuara. Të jeni të sigurt që bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë lënë gjurmë gjate këtyre 4 viteve dhe nuk kanë drejtuar bashkitë.”, tha deputeti në një intervistë për mediat.

Ai vlerësoi kandidatin e Durrësi, Igli Cara si një person me integritet.

“Të garantoj nëse mazhoranca nuk prek zgjedhjet, nuk do përdorë para, nuk do përdore të fortët, opozita korr sukses.

Nuk po ju thotë një deputet ekranesh, por një deputet që rri në terren. Elbasani është 100% që fitohet nëse këta nuk ndërhyjnë. Belshi po ashtu, edhe Peqini. Në Elbasan 3-4 bashki janë të marra nga 7. Edhe Durrësi. Këta do përdorin çdo mjet. Është porti i Durrësit, do bëjnë të pamundur që ta ndalojnë ndryshimin në Durrës. Igli Cara është i fituar. Është një burrë zotëri.”, tha Sula.

sula rama elbasani durrësi

Lini një Përgjigje