Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka sulmuar trupën gjykuese të Apelit që konfirmoi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
Nga selia e PD, Bardhi i quajti gjyqtarë si anëtarë të organizatës kriminale.
Bardhi u ndal edhe tek gjyqtari Artan Gjermeni, për të cilin tha se do të shkojë në burg.
“Mjeran, mendon se duke dënuar deputetët e opozitës do bëjë karrierë. Kjo tjetra ka qenë për shkarkim, me votë të Fatmir Xhafës ka shkuar në Apel. Këta mendojnë se do bëjnë karrierë në kurriz të deputetëve të opozitës, në kurriz të demokracisë, ta harrojnë.
Ta harrojnë, secili prej tyre nga sot është armik i PD dhe do trajtojmë si pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Rama. Nuk mund t’i thuash vetes gjyqtar dhe të dënosh deputetin e opozitës pa ligj dhe pa prova. Ta çosh në burg për një vepër që nuk ka shkuar askush në burg. Do shkojë në burg Artan Gjermeni, jo vetëm për falsifikimin që i ka bërë dosjes së Salianjit, por i ka shërbyer si një shërbëtor i rëndomtë bandave më të rrezikshme në vend. Një nga gjyqtarët që vendos çfarë thotë krimi dhe do shkojë në burg. Dhe vettingut që iu shmang me procedurë, do ja bëjë PD. Nuk mund të marrësh vendime që kalojnë çdo logjikë normale në një vend me demokraci të brishtë siç është Shqipëria”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje