TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 14:58

Zbardhet vendimi i Apelit për Ervin Salianjin, deputeti mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet vendimi i Apelit për Ervin Salianjin, deputeti mund të
Ervin Salianji

Salianji e ka konsideruar vendimin politik, me urdhër të Fatmir Xhafajt dhe porosi të kryeministrit Edi Rama.

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dhënë një ditë më parë për deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili u shpall fajtor për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg.

Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre, por pas tërheqjes për shqyrtim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me një vit burg.

Më tej, thuhet se kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

I bindur se dënimi i tij është politik, deputeti demokrat Ervin Salianji, në konferencën për shtyp me gazetarët si paralelizëm mori fakti se as Durim Bami nuk ishte dënuar për kallëzim të rremë.

“Edhe Durim Bami nuk u dënua për kallëzim të rremë. E keni parasysh ju kush është Durim Bami? Akuzohej për kallëzim të rremë dhe nuk u dënua”, tha Salianji.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen që njihet si “Babalja”.

Grupi i PD-së kërkoi sot edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, duke e cilësuar arrestimin e Salianjit pa autorizim, por socialistët janë kundër.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ndërkohë që publikisht Ervin Salianji ka deklaruar se do të vetëdorëzohet, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po diskuton disa nga opisione sesi mund të veprohet deputeti.

Kreu i Grrupit të PD, Gazment Bardhi u ka propozuar kolegëve që Ervin Salianji të mos dorëzohet në polici, por të ngujohet në selinë blu dhe deputetët demokratë të qëndrojnë brenda godinësnë mënyrë që autoritetet ta kenë të pamundur ekzekutimin e urdhrit./ Pamfleti

ervin salianji

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje