
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka folur në një konferencë për mediat lidhur me vendimin për burgimin e tij me 1 vit. I pyetur nëse i qëndron fjalës së tij, se do të vetëdorëzohet në polici, ai tha se do të jetë aty ku e ka caktuar regjimi.
Salianji theksoi se çështja e tij nuk është personale, por e PD dhe publike.
“Është një çështje ku janë shkelur të gjitha liritë. Edhe Kuvendi vetë reagon me burime, edhe ata vetë nuk i vënë fytyrën kësaj gjejë, atyre ju vjen pra turp. Unë do përballem dhe do jem aty ku e ka caktuar regjimi. Unë do bëj gjitha veprimet e mia dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me partinë. Kjo është çështje e Partisë Demokratike”, u shpreh Salianji.
Ndër të tjera deputeti demokrat tha se vendimi i marrë dje nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij. Ai tha se personalisht nuk trembet, por as opozita nuk do të stepet nga aksionet e saj politike. “Do të më kenë përballë”, tha ai.
"E vetmja mënyrë për t’u thënë njerëzve që njeriu vlen nëse nuk përkulet dhe kur kundërshtarin e përballon me çdo mjet. Atë që do të bëj edhe tani. Nuk na trembin dot as mua, as PD as opozitën. Përballë do më kenë tani, gjatë këtij viti e deri kur siç janë kalbëzuar të rrëzohen. Plani për burgosje, plan për të goditur opozitën. Si ka mundësi që krerët e opozitës janë ose në burg ose në ndjekje penale? Nuk dorëzohemi! Është dita jonë e forcës. Më 6 tetor duhet të jemi bashkë për t’u shuar gëzimin se po shuajnë opozitën e PD”, u shpreh Salianji.
Lini një Përgjigje