TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 13:26

Vendimi i Apelit, Salianji: Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë!

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Apelit, Salianji: Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i
Ervin Salianji

Deputeti i demokrat Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit për të lënë në fuqi dënimin e tij me 1 vit burg.

Në reagim Salianji deklaroi se vendimi ka tërbuar Ramën dhe ministrat e tij. Ai tha se në burg nuk po shkon si kallëzues i rremë, por si politikan i ri i opozitës, që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ish-ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik.

“Çfarë e detyroi Ramën dje të reagonte për vendimin, kur ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e drejtësisë. Ishte i tërbuar pas vendimit.

Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i tij në atë kohë ministër, dhe Rama nuk patën asnjë reagim për 5 vite më radhë, u fshehën.

Reagimi publik ka qenë si radhë herë në unison kundër kësaj stisje në emrin tim. Unë kam një kontribut të gjatë në PD, kam denoncuar afera korruptive që kanë tërbuar Ramën dhe ministrat e tij, nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik”, tha ai.

Lini një Përgjigje