TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 11:50

Mbërrin në Kuvend shkresa e prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të Salianjit

Shkruar nga Pamfleti

Mbërrin në Kuvend shkresa e prokurorisë për ndërprerjen

Ka mbërritur në Kuvend përmes postës shkresa e prokurorisë mbi Gjykatën e Apelit për Ervin Salianjin.

Pritet nisja e procedurave për ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Grupi i PD-së kërkoi sot edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, duke e cilësuar arrestimin e Salianjit pa autorizim, por Kuvendi tha se nuk do të ndodhë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi mbrëmë në një studio televizive se ditën e sotme 27 shtator, do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.

Vendimi qe e denon Salianjin me 1 vit burg u shpall dje (26 shtator) nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji.

“Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

Lini një Përgjigje