TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 09:56

Mbledhja e grupit të PD, Ervin Salianji mbërrin në selinë blu

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e grupit të PD, Ervin Salianji mbërrin në selinë

Teksa pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD në orën 12:00, deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në selinë blu prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet.

Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg Salianjin, nën akuzën e “kallëzimit të rremë”. Këtë vendim Salianji e ka cilësuar si dënim politik, dhe të parin në histori, kur një person dënohet me burg për një vepër të tillë.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shëndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha Salianji.

 

Lini një Përgjigje