
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Flamur Noka deklaroi para mediave se data 6 tetor do të jetë nisja e aksionit opozitar.
Noka tha se data 6 tetor nuk do të sjellë vetëm protestë kombëtare por edhe përshkallëzim të aksionit opozitar.
Ai theksoi gjithashtu se edhe jeta parlamentare nuk do të jetë më normale, duke paralajmëruar kështu kthimin e kaosit në Kuvend.
“Edi Rama me të gjitha këto vendime ka treguar se është i vendosur ti shpallë luftë opozitës. PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur të përvijojë aksionin e saj. Data 6 tetor do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës. Ne nuk mund të rrimë duarkryq kur drejtësia e re vepron në kundërshtim të ligjeve të Kushtetutës, kur drejtësia e re bëhet marjonet në duart e Ramës dhe regjimit, kur vendos padrejtësinë si normën e saj në raport me opozitën. Rama me vendimin për burgosjen e Salianjit kërkon të kërcënojë opozitën se kush lufton kundër Ramës dhe ministrave të tij, kush denoncon Ramën dhe narkotrafikun e pret ky fat. Opozita nuk do të rrijë duarkryq”, tha Noka.
Lini një Përgjigje