TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 13:12

Prokuroria gati ta arrestojë, Salianji: Jam i dënuar me urdhër të Xhafës dhe porosi të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria gati ta arrestojë, Salianji: Jam i dënuar me urdhër

Salianji u shpreh se urdhrin për arrestimin e tij e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj me porosi të Edi Ramës.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se urdhrin për arrestimin e tij e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj me porosi të Edi Ramës.

Më tej, Salianji tha se krimi i tij është se ka denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve.

"Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Dy javë më parë Rama e paralajmëroi dënimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim.

Në 15 maj 2018 dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeaj dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj ashtu edhe vëllai i tij ministër e Ramës, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve", tha Salianji.

Gjykata e Apelit në Tiranë la dje në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Ai u gjet fajtor edhe nga treshja në Shkallë të Dytë për kallëzim të rremë në bashkëpunim ne lidhje me çështjen e njohur si dosja “Babale”.

Dënimet mbetën në fuqi edhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili u detyrua të kryente 100 orë punë në interes publik, si dhe për Albert Veliun e Fredi Alizotin. Të tre, sipas Prokurorisë së Tiranës kanë sajuar një audio-përgjim për të përfshirë vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e kanabisit nga Vlora në Itali.

Deputeti Salianji e konsideroi veten të dënuarin e parë politik pas 3 dekadash, me prova të fabrikuara.

“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik dhe do ta bëj në çdo formë dhe mënyrë, sido që të jetë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, jam i dënuari i parë politik pas 30 vitesh do ta bëj nga burgu”, tha Salianji.

Salianji paralajmëroi se edhe duke qenë në qeli do t’u përgjigjet të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në vendimin e marre nga gjykata.

“Do ta bëj këtë betejë. Ky është akti i parë. Në të ardhmen do të keni shumë procese të tjera, procese “mamale” tani jo “babale” dhe ta shohin si do të shkojë historia në të ardhmen”, tha Salianji.

Vendimi i Apelit dhënë ditën e djeshme është i formës së prerë dhe në bazë nenit 71, pika 2, germa Dh e Kushtetutës, kur deputeti dënohet në këtë forme, ai humbet mandatin.

Çfarë është dosja “Babale”?

Në pranverën e vitit 2018, deputeti i PD-së doli në një deklaratë për mediat dhe publikoi një audio-përgjim. Salianji pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.

Sipas audio-përgjimit, vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja. Por, nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se audiopërgjimi ishte një material i montuar.

Personi që në disa raste bën zërin e Agron Xhafajt (në rol), sipas hetimeve, ishte Fredi Alizoti. Në dosjen hetimore thuhet se Albert Veliu u akomodua në selinë e PD-së në janar të vitit 2018 dhe stimuloi bisedën me Fredi Alizotin.

Intervista e Albert Veliut u regjistrua në një mjet përgjimi stilolpas, të cilin ia dorëzoi Ervin Salianjit. Më pas, ky i fundit doli në një deklaratë për mediat dhe denoncoi Agron Xhafajn për lidhje me trafikimin e drogës.

Vendimi i Gjykatës

Më 18 dhjetor të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dha vendimin për dosjen “Babale”. Fredi Alizoti u dënua me 2 vite burgim, ndërsa Ervin Salianji u dënua me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Gjithashtu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliu. Salianji e kundërshtoi këtë vendim dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit. Për më shumë se dy vite, dosja u zvarrit dhe pas mungesave të shumta të avokatëve, sot u dha vendimi përfundimtar. Ervin Salianji u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë./Pamfleti

arrestim prokurori salianji xhafa edi rama

Lini një Përgjigje