TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 12:58

Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, Policia e Tiranës merr urdhrin nga Prokuroria

Shkruar nga Pamfleti
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, Policia e Tiranës merr urdhrin nga
Ervin Salianji

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Policinë e Tiranës urdhrin për arrestimin e deputetit demokrat Ervin Salianjin që u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg, për 'kallëzim të rremë' lidhur me dosjen 'Babale'.

Kërkesa është firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, Policia e Tiranës merr urdhrin nga

Ndërkohë Salianji prej orës 09:00 ndodhet në selinë e PD-së ku prej orës 12:00 po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Në një reagim në facebook Salianji tha se "po bëhet gati të ekzekutohet vendimi i Ramës"

Në shkresën e Prokurorisë së Tiranës, ku jepet edhe urdhri i ekzekutimit që është dërguar në Polici, thuhet ndër të tjera se Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim.

Për shkak se Salianji mban statusin e deputetit, urdhri i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë. Të tjera institucione që e kanë marrë urdhrin janë edhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Kjo e fundit është ngarkuar për arrestimin e Salianjit.

Po ashtu në shkresë thuhet se Ervin Salianji do ta kryejë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Në orën 13:00, Partia Demokratike ka njoftuar se Ervin Salianji do të mbajë konferencë me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Vetë Salianji e ka konsideruar vendimin politik, ndërkohë që është shprehur se do ta vijojë fushatën nga burgu.

Ndërkohë Partia Demokratike ka caktuar 6 Tetorin si ditë proteste pas vendimit ndaj Salianjit, teksa  kryeministri Edi Rama e konsideroi vendimin “si një ditë të mirë për të vërtetën”.

Lini një Përgjigje