TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 15:49

Salianji refuzon ngujimin në seli, vendos të dorëzohet në polici; Bardhi paralajmëron revoltë brenda dhe jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Salianji refuzon ngujimin në seli, vendos të dorëzohet në
Gazment Bardhi

Kreu  i Grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se i kanë kërkuar Ervin Salianjit të ngujohet, mirëpo ky i fundit ka vendosur të respektojë vendimin e gjykatës së Apelit.

Bardhi lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve me shumicën socialiste. Përpos protestës, PD pritet që të përshkallëzojë aksionin politik edhe në Kuvend. Bardhi u shpreh qartë se nga sot se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale në Kuvend.

Qëndrimi i Grupit të PD-së është që ndaj kësaj padrejtësia nuk duhet të nënshtrohemi, qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve është kërkesa drejtuar Salianjit të mos zbatojë vendimin politik të Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarë.

Vendimi unanim i të gjithë grupit të PD-së ka qenë ngujimi pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimin jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur të përballet me të keqen edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.

Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj.

Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita.

Grupi i PD-së duke respektuar qëndrImin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të parut asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik. Këto janë momente të vështira jo për PD, opozitën, por për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

E siguroj Ramën që me burgosjen polItike të Salioanjit, nuk tremb askënd, por na jep edhe më shumë forcë se ajo që kemi bërë deri tani është e pamjaftueshme për tu përballur me monstrën poltike që shqiptarët kanë parë gjatë këtyre viteve.

Këtë do ta shihni në ditët në vijim, ne e kemi marrë vendimin se çfarë duhet bërë. Ai parlament ka humbur misonin për të cilin shqiptarët na kanë çuar në atë sallë. Nuk na kanë çuar që deputetin e opozitës pa ligj pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që ke për burg ti japësh imunitet poltik me karton të kuq ndaj vendimeve të Kushtetueseses.”, tha Bardhi.

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot  në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg, për 'kallëzim të rremë' lidhur me dosjen 'Babale'. Kërkesa është firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

Mësohet se Salianji ka vendosur të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orë 16:45.

Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje