TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 16:04

Salianji vendos të dorëzohet, demokratët tubim para Policisë së Tiranës në mbështetje të tij!

Shkruar nga Pamfleti

Salianji vendos të dorëzohet, demokratët tubim para Policisë

Pas vendimit të deputeti të PD-së, Ervin Salianji për tu dorëzuar në polici, demokratët janë mobilizuar për të organizuar një tubim përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, në mbështetje të deputetit demokrat.

Në një njoftim të shpërndarë për demokratët, kërkohet që ditën e sotme në orën 17:00, ata të të mblidhen para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.

Sipas demokratëve goditja që iu bë deputetit të PD-së, Ervin Salianji është një goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

“Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që I bëhet Salianjit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ky vendim vjen pasi ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi masën për arrest me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Lini një Përgjigje