
Asnjë nga skenarët e propozuar nga grupi parlamentar i PD-së, nuk është pranuar nga deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Mësohet se Salianji ka vendosur të paraqitet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Salianji do të shkojë në ambientet e Policisë në orë 16:45.
Nga ana tjetër, mbështetësit e PD kanë njoftuar organizimin e një proteste para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Vendimi i Salianjit është konfirmaur edhe nga kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se Salianji ka vendosur të respektojë vendimin e gjykatës së Apelit.
“Ne nuk duhet të pajtohemi me këtë padrejtësi. Qëndrimi unanim i grupit parlament ka qenë që Ervin Salianji të mos dorëzohet. Grupi i PD sugjeroi ngujimin e deputetëve demokratë", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje