TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 16:20

“Brenda një javë është shkelur dy herë Kushtetuta”, Bardhi: Mbrojtën Xhaçkën, ndërsa Salianjin e futën në burg pa prova!

Shkruar nga Pamfleti
“Brenda një javë është shkelur dy herë
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka  folur në një konferencë për mediat lidhur me vendimin për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.

Bardhi u shpreh se brenda një javë, është shkelur dy herë Kushtetuta në Kuvendin e Shqipëri. Bardhi theksoi se u shkel vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës, ndërsa Salianji po çohet në burg pa ligj dhe pa prova.

“Në momentin që Kuvendi, gris dy herë brenda Kushtetutën e Shqipërisë. Një herë për të dënuar pa ligj një deputet të opozitës dhe njëherë  në kundërshtim me vendimin e GJK për të mbrojtur Olta Xhackën ai parlament është vetëmbyllur, ka humbur misionin për të cilin deputetët na kanë çuar në atë sallë.

Nuk na kanë çuar në atë sallë që deputetin e opozitës pa ligje dhe pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që është për burg ti japësh imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj këto dy vendime, në ekstrem me njëra tjetrën e kanë përcaktuar fatin e Kuvendit”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje