TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 19:14

Dalin rezultatet në disa degë të PD, pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Shkruar nga Pamfleti
Dalin rezultatet në disa degë të PD, pjesëmarrje e ulët
Foto ilustruese

Kanë dalë rezultatet e votimit për rikonfirmimin e Sali Berishës në disa degë të Partisë Demokratike, ndërsa procesi po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët dhe vota kundër edhe pse kreu demokrat garon pa rivalë.

Në Bashkinë e Selenicës, nga 270 anëtarë në listat e reformuara të PD-së, morën pjesë në votim 157 demokratë. Prej tyre, 147 votuan pro Sali Berishës, ndërsa 10 vota rezultuan kundër.

Pjesëmarrja më e dobët është regjistruar në Postec, ku nga 66 votues aktivë në degë janë paraqitur vetëm 15 persona. Sali Berisha ka marrë 13 vota pro, ndërsa është regjistruar 1 abstenim dhe 1 votë e pavlefshme.

Ndërkohë, në Këlcyrë, nga 232 votues në total, 205 kanë votuar pro Berishës, 16 kundër, ndërsa janë regjistruar edhe 10 abstenime dhe 1 votë e pavlefshme.

Edhe në Përmet pjesëmarrja ka qenë nën pritshmëri. Nga 400 votues të regjistruar, në referendum morën pjesë vetëm 228 anëtarë. Prej tyre, 217 votuan pro, 9 kundër dhe 2 abstenuan.

Procesi i votimit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha kandidon i vetëm për kreun e partisë, është shoqëruar gjatë gjithë ditës me akuza për mungesë gare reale, pjesëmarrje të ulët dhe pretendime për farsë nga zëra kritikë brenda demokratëve.

 

pd zgjedhje

Lini një Përgjigje