TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 18:13

Referendumi për Berishën, votimi shtyhet deri në orën 19:00 në disa degë

Shkruar nga Pamfleti
Referendumi për Berishën, votimi shtyhet deri në orën 19:00
Foto ilustruese

Referendumi për rikonfirmimin e Sali Berishës do të shtyhet deri në orën 19:00 në disa degë të PD. Degët që do të kenë shtyrje janë disa në Tiranë si dhe në qarqet e tjera, konkretisht në Vlorë e Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve.

“Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë. Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre”, tha Ivi Kaso.

Sipas raportimeve, në Vlorë, nga 1600 anëtarë me të drejtë vote deri më tani kanë votuar mbi 630 persona. Në Selenicë vazhdon procesi pa ndërprerje. Në Fier, pjesëmarrja në votim është 31%.

Njoftimi vjen pak minuta para mbylljes së votimit.

referendumi për berishën

Lini një Përgjigje