
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike po vijon këtë të shtunë në të gjithë vendin, ndërsa në garë për drejtimin e partisë është vetëm Sali Berisha.
Në qarkun e Korçës, deri në orën 14:30, pjesëmarrja është paraqitur e ulët. Nga rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 1265 demokratë, që përkthehet në rreth 11.5% pjesëmarrje.
Sipas të dhënave nga degët lokale të PD-së, numri më i lartë i votuesve është regjistruar në Devoll me 390 votues, ndërsa në Korçë kanë votuar 280 anëtarë. Në Maliq janë regjistruar 250 votues, në Pogradec 200 dhe në Kolonjë 145 anëtarë.
Mungesa e një gare reale ka bërë që procesi të konsiderohet më tepër si një votëbesim për Sali Berishën, i cili synon të vijojë drejtimin e Partisë Demokratike.
Votimi pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, kur më pas do të nisë edhe procesi i numërimit të votave.
Lini një Përgjigje