Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së, duke publikuar shifrat që, sipas tij, tregojnë një pjesëmarrje shumë të ulët të demokratëve në votime.
Në ndryshim nga të dhënat e publikuara nga Partia Demokratike, Salianji pretendon se procesi është braktisur masivisht nga anëtarësia. Reagimin e tij ai e ka shoqëruar edhe me një “meme”, ku mbi një automjet të braktisur me tre rrota shkruhet “referen-dum-dum”.
Sipas shifrave të publikuara nga Salianji, deri në orën 13:00 në të gjithë vendin kishin votuar vetëm 1,898 anëtarë.
“Braktisje masive e farsës nga demokratët! Deri në orën 13:00, në të gjithë Shqipërinë kanë marrë pjesë vetëm 1,898 anëtarë:
121.000 anetarë ka pasur Partia Demokratike, 51.000 deklaron uzurpatori!
Tiranë 430
Durrës 178
Kukës 148
Korçë 66
Dibër 121
Lezhë 233
Elbasan 189
Berat 97
Vlorë 109
Gjirokastër 48
Fier 88
Shkodër 191
Kjo nuk është garë. Kjo është farsë e braktisur nga demokratët. Partia Demokratike nuk mund të uzurpohet me votime pa zgjedhje, me pjesëmarrje qesharake dhe me manipulim politik. Demokratët folën qartë: nuk pranojnë pronësimin e PD-së për interesa personale!”, shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje