
Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në Lushnjë po ndiqet nga afër nga deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Gjatë një deklarate për mediat, Korreshi tha se procesi ka vijuar normalisht dhe pa tensione, ndërsa sipas tij është vënë re interesim i lartë nga anëtarësia. Ai la të kuptohet gjithashtu se shumica e votuesve kanë mbështetur kandidaturën e Sali Berishës.
“Procesi i votimit është normal, i qetë. Ritet një interesim i lartë. Nga konstatimet gjatë kohës, kanë qenë pro Berishës. Nga qendra nuk ka ardhur vula dhe ne po operojmë në mirëkuptim të komisionit, me vulën e degës së PD”, tha Korreshi.
Deputeti demokrat u shpreh gjithashtu se gjatë procesit është hasur problematika me vulën zyrtare, pasi sipas tij ajo nuk ka mbërritur nga qendra e Partisë Demokratike. Për këtë arsye, komisionerët në Lushnjë po përdorin vulën e degës lokale të PD-së.
Lini një Përgjigje