Partia Demokratike ka publikuar shifrat mbi pjesëmarrjen në Referendumin e konfirmimit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, por edhe për numrin e plotë të anëtarëve të kësaj force politike, shifër e cila është ruajtur me fanatizëm deri mesditën e së shtunës.
Në emër të KOKOE, Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë.
“Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8:00. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18:00. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë.
Deri në orën 11:00, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani.
Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18:00”, tha ajo.
Në vijim Vokshi u shpreh se në total, të drejtën e votës, e kanë 51.737 anëtarë.
Lini një Përgjigje