TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 14:46

“Bir Selmani i nënës...”, ironia e Alesia Balliut me referendumin për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Bir Selmani i nënës...”, ironia e Alesia Balliut me

Alesia Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë për kryetare e PD-së,  ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, lidhur me referendumin që po mbahet sot, ndërsa në fletën e votimit është vetëm një emër, ai i Sali Berishës.

Në postimin e saj, Balliu ironizon faktin që PD feston rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të partisë, ndërsa komuniteti LGBT feston të drejtën e zgjedhjes dhe diversitetin.

“Demokracia në Shqipëri qenka bërë interesante: PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, LGBT feston për të drejtën e zgjedhjes. Në fund, populli rri e pyet: ‘Kush po ndryshon më shumë këtu?’ Bir Selmani i nënës…”, shkruan ajo.

Postimi ka sjellë reagime dhe komente të shumta në rrjet, për shkak të ironisë politike dhe sociale që përcjell.

balliu pd referendumi

Lini një Përgjigje