TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 16:07

"Zgjedhjet në PD janë farsë", paralajmëron Salianji: Do të publikoj pamje nga qendrat e votimit

Shkruar nga Pamfleti
"Zgjedhjet në PD janë farsë", paralajmëron
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka sulmuar ashpër procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë një “farsë” dhe një proces pa standarde demokratike.

I ftuar në Euronews, Salianji deklaroi se votimi me kandidat të vetëm nuk mund të konsiderohet referendum apo garë reale, ndërsa hodhi dyshime edhe mbi shifrat e pjesëmarrjes të raportuara nga Partia Demokratike.

Këtu nuk ka referendum sepse referendumi nuk njihet nga statuti. Partitë funksionojnë mbi bazën e ligjit dhe statutit. Që të ketë referendum duhet të ketë kushte, pjesëmarrje, përfaqësues që ruajnë votat, listë anëtarësie. Kanë nxjerrë një listë me 51 mijë anëtarë, kur PD ka pasur 120 mijë. Me një të rënë të lapsit kanë hequr më shumë se gjysmën e anëtarëve”, tha Salianji.

Ai pretendoi se pjesëmarrja reale në votime ka qenë shumë më e ulët nga ajo që raportohet zyrtarisht nga selia blu.

Deri në orën 13:00 kanë votuar në gjithë Shqipërinë vetëm 1898 anëtarë. Këto të dhëna nuk përkojnë me atë që deklarojnë mediat dhe zonja Vokshi. Mund të thonë edhe 111 milionë, kush i kontrollon këto? Nesër do publikoj video të qarta nga qendrat e votimit ku shihet çdo gjë, sa hyjnë e sa dalin”, deklaroi ai.

Salianji tha se demokratët po e refuzojnë procesin dhe e krahasoi klimën në PD me periudhën e komunizmit.

Ka një braktisje të këtij procesi. Ata që kanë shkuar masivisht kanë vendosur emrin tim në fletën e votimit. Të tjerë thonë se kemi luftuar 50 vite për të mos qenë në komunizëm dhe tani po kthehemi prapë. Ky është reagim nga e gjithë Shqipëria”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

Në fund, Salianji hodhi edhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës, duke deklaruar se kreu i PD shmangu garën nga frika e humbjes.

Kjo farsë tregoi frikën e Sali Berishës për t’u përballur në garë. Nëse unë do të isha në garë me Sali Berishën, do ta mundja në mënyrë dërrmuese. Demokratët janë të lodhur nga humbjet, mashtrimet dhe shmangia e përgjegjësisë”, tha ai.

ervin salianji pd zgjedhje

1 Komente

  1. A
    Ani

    Një gjë më bën përshtypje. Po ku i gjen të ardhurat ky njeri,që del në çdo televizor? Ku punon ? Sa paguhet? Kush e paguan? Që PD- ke ka marrë fund me Berishën kjo nuk do shkollë,por ky të jetë i sinqertë e transparent me njerëzit me që pretendon se e duan për udhëheqës

    Lini një Përgjigje