TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 15:41

“Të votoj Saliun apo Berishën?”/ Edhe Ilir Vrenozi irritohet me zgjedhjet në PD: Po na ofendojnë, na kthyen komunizmin

Shkruar nga Pamfleti
“Të votoj Saliun apo Berishën?”/ Edhe Ilir Vrenozi
Ilir Vrenozi

Një nga demokratët më të njohur dhe më të zjarrtë në mbështetje të Sali Berishës, Ilir Vrenozi, ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, duke sulmuar ashpër procesin me një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe nga herët e tjera, Vrenozi nuk është paraqitur në votim, ndërsa në reagimin e tij shprehet se nuk mund të votojë në një proces ku në fletë ndodhet vetëm një kandidat.

Demokrati korçar e cilëson mungesën e garës si një praktikë që i kujton komunizmin dhe thotë se ndjehet i “ofenduar” nga një proces i tillë.

Mos kërko nga Vrenozi të votojë në një listë që është vetëm një emër. Të lutem, se më ofendon, vëlla! Për zotin më ofendon! Doktorin e kam xhan, kam 35 vjet që e ndjek, por për të respektuar gjakun e gjyshit dhe të njerëzve të nënës që kanë vdekur burgjeve, nuk dua të kthej komunizmin. Më duket sikur bëj faj po vajta aty”, shprehet Vrenozi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai thekson se e konsideron votën si të shenjtë dhe refuzon ta “shpërdorojë” në një proces pa alternativë.

Kur votova për Lulin kishte garë, ishin katër-pesë kandidatë. Tani kë të votoj? Saliun apo Berishën? Unë e dua votën shumë, vëlla. Nuk e shpërdoroj votën. Dakord jam që doktori të vazhdojë, por kur thua ‘s’ka tjetër’, atëherë nuk je parti. Pse s’ka tjetër pas 36 vitesh? Le të rrijë president nderi dhe të qarkullojnë të tjerët”, deklaron ai.

Qëndrimi i Vrenozit ka shkaktuar reagime në rrjet, pasi ai njihet si një nga mbështetësit më besnikë dhe më aktivë të Sali Berishës ndër vite.

ilir vrenozi zgjedhje pd

1 Komente

  1. Q
    Qibir Brisha

    Kaq e trash kjo votimi sa e ka kuptu dhe Ilir Vernozi

    Lini një Përgjigje