TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2026, 18:44

Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale të zgjedhjve në PD, votuan vetëm 3885 persona

Shkruar nga Pamfleti

Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale të zgjedhjve në PD, votuan

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë “braktisjen totale” të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Në një reagim të fortë, Salianji e cilësoi procesin një “farsë për uzurpimin e PD-së”, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu.

Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues.

Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit.

“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri me shtyrje orari ishte i tepërt. Votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet orari, ndërsa këta e shtyjnë për degët e mëdha që sipas uzurpatorit kanë 20 mijë votues, por ndërkohë nuk kanë votuar as 4 mijë gjithsej”, deklaroi ai.

salianji pd berisha

Lini një Përgjigje