Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ankimimet e paraqitura nga deputetët Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke konfirmuar masat disiplinore të dhëna nga Sekretariati i Etikës.
Ky organ kishte vendosur përjashtimin e Nokës për 20 ditë dhe të Hotit për 10 ditë nga aktivitetet parlamentare, pas konstatimit të shkeljeve të rregullores së brendshme gjatë seancave.
Gjatë votimit në Byro, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi abstenoi, ndërsa deputeti Belind Këlliçi votoi në favor të ankimimeve të paraqitura nga Noka dhe Hoti.
Ndërkohë, kundër rrëzimit të ankimimeve votuan Blendi Klosi, Saimir Hasalla, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu dhe Klodiana Spahiu, duke mbështetur lënien në fuqi të masave disiplinore.
Kërkesa për përjashtim erdhi pas debateve e tensioneve që shoqëruan punimet në Kuvend në seancën e mbajtur javën e kaluar. Gjatë seancës, opozita përsëriti skenarin e saj të dhunës, fyerjeve dhe kaosit.
Noka hodhi shishe uji në drejtim të Taulant Ballës, ndërsa Hoti u përfshi në një tjetër incident, kur gjatë seancës tentoi të ndërpriste fjalën e deputetes Bora Muzhaqi duke i hequr kartën nga pajisja.
Lini një Përgjigje